Momenti që Cristiano Ronaldo e kishte ëndërruar, djali i tij ftohet te ekipi i parë i Al-Nassr

Momenti që Cristiano Ronaldo e kishte ëndërruar, djali i tij ftohet te ekipi i parë i Al-Nassr

Written by

in

Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr, është ftuar për herë të parë të marrë pjesë në një seancë stërvitore me ekipin e parë të klubit saudit.

Sipas gazetës “Al-Riyadiyah”, stafi teknik i Al-Nassr ka vendosur ta ftojë 16-vjeçarin në stërvitjen e së hënës, e cila do të zhvillohet në qendrën stërvitore “Dar Al-Nassr” në Riad.

Ronaldo Jr. aktualisht është pjesë e ekipit U17 të Al-Nassr, ku luan në pozitën e sulmuesit. Ai do të ketë mundësinë të stërvitet për herë të parë me skuadrën e të rriturve, ku bën pjesë edhe babai i tij, Cristiano Ronaldo, i cili është pjesë e klubit që nga janari i vitit 2023.

Ftesa është bërë nga trajneri australian Ange Postecoglou, i cili po monitoron vazhdimisht talentet e akademisë së klubit, në bashkëpunim me trajnerët e ekipeve të grupmoshave.

Sipas raportimit, ky vendim është pjesë e strategjisë së trajnerit për t’u dhënë mundësi futbollistëve të rinj që të tregojnë potencialin e tyre në stërvitjet me ekipin e parë.

Ronaldo Jr. iu bashkua akademisë së Al-Nassr disa muaj pasi babai i tij transferoi në klub dhe gradualisht përparoi nëpër grupmosha, deri në ekipin U17.

Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planit, Cristiano Ronaldo do të ndajë për herë të parë fushën stërvitore me djalin e tij në nivelin e ekipit të parë, një moment i veçantë për familjen portugeze./Telegrafi/