“Mos më prek familjen”, situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

"Mos më prek familjen", situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

Written by

in

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar sërish, këtë herë pas një përballjeje të ashpër mes Akilit dhe Adrianit.

Dy banorët shkëmbyen akuza dhe ofendime, ndërsa debati mori përmasa më të mëdha në momentin kur u përmend familja.

Përplasja nisi pasi Adriani e akuzoi Akilin se po tallej me traumën e Arlindës, duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je i pafytyrë”.

Akili reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke iu përgjigjur: “Ndoshta jam i vogël, por burrërinë e kam të madhe”.

Shkëmbimi i fjalëve vazhdoi me komente thumbuese për gjatësinë e njëri-tjetrit.

Kur Adriani e quajti të vogël, Akili ia ktheu: “Unë jam aq i madh, sa gjatësia jote më duket shumë e vogël”.

Gjatë debatit, dy banorët i kërkuan njëri-tjetrit të lexonin libra, teksa Adriani pretendoi se Akili po mundohej të tërhiqte vëmendjen dhe të krijonte situata për të qenë në qendër të diskutimeve gjatë Prime-it.

Ai rikujtoi edhe deklaratën e Akilit se kishte vetëm dy shokë, duke e akuzuar se po shtirej para banorëve.

Situata u bë edhe më e tensionuar kur biseda preku familjen.

Akili reagoi ashpër, duke i tërhequr vërejtjen Adrianit: “Bëj kujdes me familje! Unë një mijë vjet me i bo, kurrë nuk ta prek. Ti e preke, kurrë më mos e bëj”.

Adriani vazhdoi të fliste, duke përmendur edhe faktin se jetonte jashtë vendit, por kjo shkaktoi një tjetër reagim nga Akili.

“Nëna ime rri në Shqipëri, o shok! Çka më intereson ku rri ti? Herën tjetër bëj kujdes me fjalët, kaq! A more vesh?”, i tha ai me tone të larta.

Adriani u mundua ta sqaronte situatën, duke thënë se nuk e kishte ditur dhe se nuk kishte pasur qëllim ta fyente apo të prekte familjen e tij. /Telegrafi/