Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot, temperaturat deri në 14 gradë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot, temperaturat deri në 14 gradë

Written by

in

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që e enjtja, 29 tetor, të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Burimi: Dukagjini