Sipas parashikimit, vranësira të pakta deri mesatare kalimtare do të shfaqen në relievet malore në lindje, kryesisht deri në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s.
Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 22 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 3–4 ballë.
Burimi: RTKLive
