Gjatë ditës parashikohen alternime të kthjellimeve me vranësira kalimtare, të cilat nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në situatën atmosferike.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, duke mbetur përgjithësisht në nivele të moderuara.
Në zonat bregdetare, deti parashikohet të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët të forcës 1–2 ballë, duke ofruar kushte të favorshme për lundrimin dhe aktivitetet detare.
Burimi: RTKLive
