Mourinho identifikon dobësinë kryesore të Real Madridit: Një gjë e kam të qartë

Mourinho identifikon dobësinë kryesore të Real Madridit: Një gjë e kam të qartë

Written by

in

Jose Mourinho ka identifikuar një nga problemet kryesore të Real Madridit pas humbjes 2-1 ndaj Deportivo Alavesit, duke theksuar se skuadrës i mungoi freskia fizike.

Trajneri portugez pranoi se duhet të gjejë zgjidhje për vështirësitë që po kalon ekipi, ndërsa bëri të ditur se ende nuk e kishte analizuar në detaje ndeshjen dhe as nuk kishte diskutuar me stafin e tij për paraqitjen e futbollistëve.

“Duhet të shohim nëse do të kemi mundësi ta rishikojmë ndeshjen. Ende nuk kemi pasur kohë të flasim me stafin, por unë duhet të gjej disa përgjigje. Një gjë është e qartë për mua: na mungoi freskia. U përballëm me një skuadër që ishte e organizuar mirë në fazën mbrojtëse, por dua të insistoj se kjo nuk është kritikë”, u shpreh Mourinho.

Portugezi foli edhe për reagimin e Arda Gulerit pas zëvendësimit, duke e mirëkuptuar pakënaqësinë e mesfushorit turk.

Mourinho e konsideroi reagimin e tij si diçka krejtësisht normale, pasi sipas tij, kjo tregon dëshirën e futbollistit për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën.

“Mendoj se është perfekte. Është reagimi i një lojtari që dëshiron të luajë. Për mua është diçka shumë e mirë dhe krejtësisht normale”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/