Mozzik dhe Lotina bëhen prindër

Mozzik dhe Lotina bëhen prindër

Written by

in

Reperi i njohur Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, gazetarën e RTV Dukagjinit, Lotina Haziri.

Lajmin e ka ndarë vetë reperi përmes një dedikimi emocional në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderimin ndaj Zotit për ardhjen në jetë të të birit, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Oz.

Në postimin e tij, Mozzik ka treguar se dëshira për të pasur një djalë ka qenë prej kohësh pjesë e lutjeve të tij, të cilat i ka bërë vazhdimisht, veçanërisht ditëve të xhumasë.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar ai.

Reperi ka ndarë edhe ndjenjat e tij për këtë moment të veçantë, duke theksuar se vështirësitë e jetës nuk e kanë dobësuar, por e kanë bërë më të fortë.

Me rastin e lindjes së të birit, ai i ka kushtuar edhe disa fjalë urimi, duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira.

Burimi: Dukagjini