
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se zyrtarët policorë kanë përdorur forcë të tepruar ndaj dy të rinjve, gjatë një incidenti më 7 tetor.
Pas shqyrtimit të pamjeve dhe deklaratave të dëshmitarëve, MPB-ja ka bërë të ditur se ndaj gjashtë policëve do të iniciohen procedura disiplinore dhe do të ndërmerren masa për pezullimin e tyre nga detyra.
Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore për rastin. Pas mbledhjes dhe dokumentimit të provave, pritet të ndërmerren hapat e mëtejshëm ligjorë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post MPB-ja në Maqedoninë e Veriut konstaton dhunë policore ndaj dy të rinjve, gjashtë policë përballen me pezullim appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali