Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

Written by

in

Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pas intervistimit, Muhaxheri është pyetur nga gazetarët për mosreagimin e tij lidhur me këtë rast.

Ai e cilësoi ngjarjen si tepër tragjike për t’u politizuar.

“Rasti është tepër tragjik për me politizu”, u shpreh Muhaxheri.

Ndërkaq, i pyetur për kërkesat që ai të japë dorëheqje, kryetari i Pejës tha se nuk merret me kërkesa politike.

“Me kërkesat politike nuk merrem”, deklaroi ai.

Burimi: Insajderi