Mungesa e energjisë elektrike ndërpret furnizimin me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

Mungesa e energjisë elektrike ndërpret furnizimin me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

Written by

in

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet e pompave.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ndërprerja ka prekur stacionet e pompave Rahovec 1 dhe 2, si dhe zonat përreth tyre.

Po ashtu, pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe zona e Hereqit, Palabardhit dhe një pjesë e fshatit Dujakë.

“Furnizimi me ujë do të rikthehet pas stabilizimit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë varet nga stabilizimi i energjisë elektrike në zonat e prekura. /Telegrafi/