Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan (VIDEO)

Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan (VIDEO)

Written by

in

Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan (VIDEO)

Banorët e Kishnapolës dhe disa fshatrave përreth në Gjilan po përballen me vështirësi në marrjen e shërbimeve shëndetësore, pasi që nga fillimi i nëntorit është ndërprerë përkohësisht puna e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Ata thonë se ky vendim ka vështirësuar qasjen në kujdes shëndetësor, veçanërisht për të moshuarit dhe personat që nuk kanë transport privat.

Banorët e kanë kundërshtuar ndërprerjen e shërbimeve, duke kërkuar rikthimin e funksionimit të ambulancës.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka thënë se nuk bëhet fjalë për mbyllje të ambulancës, por për ndërprerje të përkohshme të shërbimeve deri në rekrutimin e stafit të ri.