​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, në ditën kur mbi 300 kadetë të gjeneratës së 63-të pritet t’i bashkohen këtij institucioni.

I pyetur për këtë çështje, Kurti të premten tha se, përgjegjëse për të dhënë informacione rreth furnizimit me uniforma dhe pajisje është Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka theksuar se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht, duke shtuar se institucionet nuk kanë pasur asnjëherë më parë kujdes më të madh për policinë dhe uniformën.

“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, tha ai në një prononcim për media pas vizitës në Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot pasdite. /Telegrafi/