Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Written by

in

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 është krijuar një kod i veçantë në kuadër të investimeve kapitale.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ku u votua Projektligji për Buxhetin e vitit 2027, Murati ka shpjeguar se ky kod do të përfshijë të gjitha projektet që lidhen me organizimin e këtij eventi sportiv.

Ai ka thënë se projektet kryesore tashmë janë identifikuar, por për përcaktimin e kostos së saktë nevojiten studime më të detajuara.

Sipas tij, ndarja e mjeteve për projektet konkrete do të bëhet në vazhdimësi, përmes vendimeve të Qeverisë, në përputhje me masterplanin dhe librin e konkurrimit.

Ndërkaq, duke folur për projektin e Unazës së Prishtinës, Murati ka thënë se fillimisht duhet të përfundojnë studimet e nevojshme për të përcaktuar koston e përgjithshme të tij.

Ai ka theksuar se për detajet lidhur me projektin, planet dhe koston duhet të japë informacione më të hollësishme Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali