Murati: Për Lojërat Mesdhetare 2030 është krijuar një kod i përbashkët buxhetor

Murati: Për Lojërat Mesdhetare 2030 është krijuar një kod i përbashkët buxhetor

Written by

in

Pas mbledhjes së Qeverisë, ku u miratua Projektligji për Buxhetin e vitit 2027, Murati ka shpjeguar se kjo mënyrë e planifikimit synon të sigurojë që investimet të jenë në përputhje me masterplanin dhe librin e konkurrimit për Lojërat Mesdhetare.

Sipas tij, projektet kryesore tashmë janë identifikuar, por nevojiten studime më të detajuara për të përcaktuar saktë koston e secilit prej tyre. Më pas, ndarja e mjeteve për projektet konkrete do të bëhet përmes vendimeve të Qeverisë.

“Është një kod për Lojërat Mesdhetare tek investimet kapitale”, ka deklaruar Murati para mediave.

 

Burimi: RTKLive