
Një largim i papritur mund të ndodhë te Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Vedat Muriqi është shndërruar në objektiv të Valencias, e cila sipas mediave spanjolle e ka vendosur sulmuesin kosovar në krye të listës së dëshirave për përforcimin e repartit ofensiv.
Sipas portalit spanjoll “El Gol Digital”, Valencia e po kërkon një sulmues të ri dhe e sheh Muriqin si profilin ideal për t’i zgjidhur problemet në realizimin e golave, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi spanjoll po përgatitet të bëjë përpjekje maksimale për transferimin e 32-vjeçarit, në rast se Umar Sadiq largohet nga skuadra.
Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë i lehtë, pasi pengesat lidhen jo vetëm me negociatat mes klubeve, por edhe me gatishmërinë e vetë futbollistit për t’u transferuar.
Alternativat e Valencias për këtë pozitë janë edhe Artem Dovbyk, aktualisht i huazuar te Bologna, dhe Richarlison i Tottenhamit.
Muriqi i ka regjistruar nëntë gola dhe dy asistime në 18 ndeshje zyrtare me Fenerbahçen këtë sezon.
Performanca e tij e ka tërhequr vëmendjen e klubit spanjoll, por ende nuk dihet se si do të reagojnë drejtuesit e Fenerbahçes dhe trajneri Emre Belözoğlu ndaj interesimit.
Burimi: Insajderi