
Fenerbahçe ka arritur të marrë një rezultat të jashtëzakonshëm në udhëtim te skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk.
Gjiganti i futbollit turk ka fituar me rezultat minimal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Vendimtar në triumfin e Fenerit, ka qenë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i cili ka shënuar gol në minutën e 56.
Gjithashtu, Muriqi kishte shënuar edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por më pas atë e anuloi sistemi i VAR-it.
Ylli i Kosovës, ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e kaluar në Ligën e Kampionëve, ku me golin e tij i solli Fenerbahçes tri pikë të plota në përballjen e rëndësishme ndaj Liverpoolit.
Me këtë fitore, Fenebahçe ka grumbulluar 8 pikë dhe ndodhet në vendin e 16-të, pozitë kjo që garanton kalimin në fazën tjetër të garës më prestigjioze të futbollit evropian. /Klankosova.tv