
Profesori Valon Murtezaj ka deklaruar se situata e sigurisë në botë po ndryshon me një shpejtësi të theksuar dhe se sipas tij, kjo po ndodh për të keq.
Duke komentuar zhvillimet e ndryshme në botë, veçmas paralajmërimet e fundit, Murtezaj ka thënë se gjërat nuk janë siç kanë qenë më herët.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se gjithçka ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë.
“Sot një gjë duhet ta kemi parasysh të gjithë ne në Evropë dhe më gjerë, fjala kyçe është siguria, ose më mirë të themi pasiguria. Dhe, kjo vjen për shkak të agresioni rus në Ukrainë…Ne e kemi pasur para disa javësh edhe rastin e Leipzigut. Ai rast ishte një nisje e një forme të re të luftës, e asaj që është sot, që zhvillohet sot. Dëmet sot mund të shkaktohen edhe përmes akteve të tjera të ndërhyrjes në fushën e sigurisë…Ne i pamë edhe ditëve të fundit, përmes atakimit përmes formave të teknologjisë, siç ishte rasti ai i frigoriferëve.”, ka thënë Murtezaj.
Sa i përket çështjes së sigurisë në Kosovë, profesori Murtezaj ka shtuar se vendi qëndron më mirë, krahasuar me shtetet e rajonit.
“Padyshim, Kosovan ë disa aspekte është mirë, edhe për shkak të prezencës së KFOR-it apo NATO-s. Jemi në një linjë të plotë me politikën e jashtme evropiane, jemi përpara edhe me vendet e rajonit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv