Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

Written by

in

Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha se ka dhënë urdhra politikë për Policinë, nga zyra e VV-së në Kuvend.

Sipas saj, Policia e Kosovës është përdorur, prandaj duhet hetim dhe ëprgjegjësi për të gjitha veprimet, transmeton Klankosova.tv

Musliu shkroi tutje se pabesia ndaj protestuesve që u pa dje, nuk do të kalojë ne heshtje.

“Gazmend Hoxha, nga zyrat e Grupit Parlamentar të VV-së, me urdhra politikë, Policia e Kosovës u përdor për të sulmuar qytetarët që po protestonin paqësisht.

Kjo është e pafalshme!

Tri javë protestë paqësore, pa incidente, dhe në vend të përgjigjes institucionale, qytetarët u goditën natën, në terr, me gaz lotsjellës, topa gome dhe forcë policore.

Kush e dha urdhrin?

Kush e autorizoi këtë veprim?

Kush vendosi që ndaj protestuesve paqësorë të përdorej kjo forcë?

Inspektorati Policor i Kosovës duhet të reagojë menjëherë dhe të nisë hetim të plotë për zinxhirin komandues dhe urdhrat e dhënë.

Ky nuk mund të mbetet një incident pa përgjegjësi.

Mos e përdorni Policinë e Kosovës për urdhra politikë!

Dëmi që po i bëhet besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës është i madh.

Policia duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo pushtetit politik.

Pabesia në terr ndaj protestuesve paqësorë nuk mund të kalojë në heshtje.

Duhet hetim. Duhet përgjegjësi.”