Musliu-Shoshi: Kurti e dinte për blerjen e rrymës nga Serbia, shpenzimet arrijnë 2.9 milionë euro në ditë

Musliu-Shoshi: Kurti e dinte për blerjen e rrymës nga Serbia, shpenzimet arrijnë 2.9 milionë euro në ditë

Written by

in

Musliu-Shoshi: Kurti e dinte për blerjen e rrymës nga Serbia, shpenzimet arrijnë 2.9 milionë euro në ditë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e sektorit të energjisë elektrike, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni për blerjen e energjisë nga Serbia.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu-Shoshi ka deklaruar se gjatë gjashtë viteve të fundit është zhvilluar tregtimi i energjisë elektrike me Serbinë, ndërsa ka kritikuar vendimin për ndalimin e importit në këtë periudhë.

“Albin Kurti, sot ai e din saktë që ka pas blerje prej Serbisë, dmth ju kanë dashtë 6 vjet me bo tregtim me Serbinë, më të lartë se çdo herë, dhe me ardhë në pikën pas 6 vjete, me thanë tani po e ndaloj importin”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Musliu-Shoshi ka folur edhe për shpenzimet e Kosovës për blerjen e energjisë elektrike, të cilat, sipas saj, aktualisht arrijnë në rreth 2.9 milionë euro në ditë.

Ajo ka bërë një përllogaritje të këtyre shpenzimeve, duke thënë se ato kapin vlerën e 124 mijë eurove në orë, 2 mijë e 66 eurove në minutë dhe 34.44 centëve në sekondë.

“Sot jemi në fund të nëntorit, e ke 2.9 milionë euro në ditë, 124 mijë euro e ke orën me një llogaritje të thjeshtë, 2066 euro e ki minutin, dmth para të qytetarëve, apo në second e ki 34.44 cent, veç të qytetarëve tonë, këto nuk janë pare të qeverisë”, ka theksuar ajo.

Burimi: Insajderi