Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

Written by

in

Mustafi ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vuçiqi, i cili, sipas reagimit të tij, bashkimin politik të shqiptarëve e paraqet si veprim të “armiqve të Serbisë”, ndërsa Shaip Kamberin e cilëson si “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”.

Sipas tij, Vuçiqi pretendon se bashkimi politik i shqiptarëve synon ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe kritikat e presidentit serb ndaj kongresmenit amerikan Joe Wilson.

Mustafa ka vlerësuar se deklaratat e tilla nxisin urrejtje dhe krijojnë klimë frikësimi ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe angazhimit të tyre për të drejtat në arenën ndërkombëtare.

“Po, çështjen e Luginës së Preshevës do ta ngremë në Uashington, në Bruksel dhe kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Mustafi, duke theksuar se synimi është kërkimi i mbështetjes për barazi, përfaqësim dhe zbatimin e zotimeve të shtetit ndaj shqiptarëve.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi me partnerët amerikanë dhe evropianë është pjesë e angazhimit demokratik për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Mustafi ka shprehur mbështetje për Shaip Kamberin dhe “Koalicionin Shqiptar”, duke theksuar të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim politik dhe shprehje të lirë.

“Z. Vuçiq, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, të përfaqësohen dhe të flasin për padrejtësitë që përjetojnë. Për këtë nuk u duhet leja jote”, ka shkruar Mustafa.

Burimi: RTKLive