Naim Buzaku emërohet drejtor i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në Policinë e Kosovës

Naim Buzaku emërohet drejtor i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në Policinë e Kosovës

Written by

in

Naim Buzaku emërohet drejtor i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në Policinë e Kosovës

Kapiteni Naim Buzaku është emëruar drejtor i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës, pas më shumë se 22 vjetësh shërbim në Njësinë Speciale Operative (NJSO).

Gjatë karrierës së tij në këtë njësi, Buzaku ka qenë i angazhuar në operacione të ndryshme në veri të Kosovës, si dhe në pjesë të tjera të vendit, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe luftimin e krimit të organizuar.

Përveç përvojës operative, ai ka ndjekur edhe trajnime të avancuara në fushën e sigurisë, operacioneve speciale dhe udhëheqjes operative.

Në pozitën e re, Buzaku do të jetë përgjegjës për drejtimin e Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në Policinë e Kosovës.

Burimi: Insajderi