Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Written by

in

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është caktuar për në fund të këtij muaji.

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka bërë të ditur se seanca do të mbahet më 29 tetor, në orën 09:50.

Në ankesën prej 30 faqesh, që ishte dorëzuar nga dy avokatët e tij, kërkohet ndryshimi i dënimit.

Naim Murseli po kërkon që aktgjykimi të prishet, ose edhe të merret dënim më i butë.

Në ankesë pretendohet se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, ndërsa mbrojtja ngre pretendime edhe për mënyrën e marrjes në pyetje të Murselit nga policia.

Avokatët thonë se nuk janë marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Se çka thuhet në ankesë mund ta ndiqni në kronikën e Klanit, të datës 26 gusht.