NASA po organizon këtë fundjavë në Florida shfaqjen e parë ajrore dhe ekspozitën hapësinore “Max Power”, në dhe përreth Qendrës Hapësinore Kennedy.
Ngjarja, që mbahet më 7 dhe 8 nëntor, sjell avionë eksperimentalë, teknologji të reja, roverë hënorë dhe pajisje për misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars.
Një nga atraksionet kryesore është avioni supersonik X-59, ndërsa në program përfshihen edhe diskutime me astronautë të NASA-s, prezantime për misionin Artemis III dhe planet për një bazë të ardhshme në Hënë.
Pjesë e spektaklit janë edhe fluturime demonstrative me avionë F-5 dhe MiG-29, ku pritet të marrë pjesë edhe administratori i NASA-s, Jared Isaacman.
NASA thotë se ngjarja synon të prezantojë teknologjitë që do të formësojnë të ardhmen e aviacionit dhe eksplorimit hapësinor.