Ndahet nga jeta aktori i njohur Patrick Stewart

Ndahet nga jeta aktori i njohur Patrick Stewart

Written by

in

Aktori britanik Sir Patrick Stewart, i njohur për rolet e tij në serialin “Star Trek” dhe filmat “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një deklaratë e publikuar në rrjetet e tij sociale. Sipas saj, Stewart vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Stewart ndërtoi një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, duke u bërë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e kapitenit Jean-Luc Picard në “Star Trek: The Next Generation” dhe atë të profesor Charles Xavier në serinë e filmave “X-Men”.

Para suksesit në televizion dhe kinema, ai ishte aktor i njohur i teatrit dhe pjesë e kompanisë prestigjioze Royal Shakespeare Company.

Pas lajmit për vdekjen e tij, kolegët kanë shprehur ngushëllimet e tyre. William Shatner tha se Stewart përfaqësonte “më të mirën tek ne”, ndërsa Hugh Jackman e cilësoi si “njërin prej më të mëdhenjve të skenës dhe ekranit”

 

Burimi: RTKLive