Ndalohet një person nga Gostivari afër Qafë Thanës, kapet me një kilogramë lëndë narkotike

Ndalohet një person nga Gostivari afër Qafë Thanës, kapet me një kilogramë lëndë narkotike

Written by

in

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike.

“Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës, oficerët e Ekipit Mobil “Task Force” në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë, kanë ndaluar B.B. (40) nga Gostivari.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për të shtypur trafikimin e paligjshëm të drogës, personit iu gjet një qese e zezë që përmbante rreth një kilogram marihuanë.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë u njoftua për ngjarjen.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër do të ngrejë kallëzim penal përkatës kundër personit”, thonë nga MPB./Telegrafi/