Ndalohet përkohësisht ndalimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli

Ndalohet përkohësisht ndalimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli

Written by

in

Ndalohet përkohësisht ndalimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, i cili prodhohet nga kompania “Buquku” SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar prani të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi nivelet e lejuara.

Sipas njoftimit të AUV-së, masa ka ardhur pas kontrolleve zyrtare, ku është konstatuar se produkti nuk i plotëson kriteret mikrobiologjike sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore.

Ndalimi vlen për produktin me numër aprovues RKS-144 dhe me datë të prodhimit 12 nëntor 2026.

Bazuar në raportin laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e testuara kanë dalë me nivele të bakterit E. coli mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit.

Përveç ndalimit të përkohshëm të prodhimit, inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar edhe tërheqjen nga tregu të sasive të mbetura të këtij produkti.

Kompania prodhuese është obliguar që:

Të identifikojë burimin e kontaminimit;

Të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit;

Të zbatojë masa korrigjuese lidhur me higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Sipas AUV-së, prodhimi nuk do të mund të rifillojë pa u mënjanuar të gjitha mangësitë e evidentuara, pa u vërtetuar përmes analizave të reja laboratorike përmbushja e kritereve mikrobiologjike dhe pa u bërë riverifikimi i kushteve të prodhimit nga inspektorët e agjencisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali