Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i përmbushnin kërkesat themelore të sigurisë, të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.
Aksioni është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.
IQMT ka paralajmëruar se lodrat që nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.
Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, përmes IQMT-së, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve.
Ndalimi i këtyre produkteve vjen si pjesë e përpjekjeve institucionale për të parandaluar qarkullimin e artikujve që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.
Burimi: RTKLive
