Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona, KRU “Prishtina” njofton për ndërprerjen e furnizimit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona, KRU “Prishtina” njofton për ndërprerjen e furnizimit

Written by

in

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona, KRU “Prishtina” njofton për ndërprerjen e furnizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike nga KOSTT/KEK-u në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, ka bërë që pompat të dalin jashtë funksionit.

“Ju njoftojmë se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KOSTT/KEK-ut, në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, pompat aktualisht janë jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ende nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Për momentin, ende nuk kemi informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Burimi: Insajderi