KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Suharekë dhe disa fshatra përreth, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.
Sipas njoftimit të kompanisë, bazuar në informatat e KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Suharekë, Shirokë, Gjinoc, Gelancë, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm pritet të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/