Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa fshatra, si pasojë e erërave të forta.
Sipas njoftimit, erërat e fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në stacionet e pompave “Sozi” dhe “Kojush 1”, duke pamundësuar funksionimin normal të tyre.
Si rrjedhojë, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto zona: Fshati Gjonaj, Fshati Mazrek, Fshati Planaj, Fshati Gorozhup, Fshati Mile, Fshati Kojush dhe zonat përreth.
Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse janë në pritje të rikthimit të energjisë elektrike, në mënyrë që furnizimi me ujë të normalizohet sa më shpejt.
Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe durim deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/