KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se më 24 tetor 2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugëve “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Fatmir Kërqeli”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/