Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Written by

in

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” është ndërprerë për shkak të mungesës së prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

Prokurori zëvendësues, Armen Zenelaj, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme, ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër, raporton RTK, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesën e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e prokurorit të rastit. Avokatët kanë deklaruar se ishin përgatitur për këtë seancë prej disa javësh dhe se ishin angazhuar për sigurimin e dëshmitarëve.

Megjithatë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit zëvendësues.

Seanca e radhës nuk është caktuar, pasi gjyqtari Ismaili ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe se për këtë arsye do të ketë ndryshime në përbërjen e trupit gjykues.