Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila e ka cilësuar vdekjen e tij si humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor.
Në njoftimin e saj, Oda ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e Kurtit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij në shëndetësi, bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen ndaj sektorit farmaceutik.
Sipas Odës, gatishmëria për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e tij ndaj kolegëve do të kujtohen me respekt të veçantë.
Oda e Farmacistëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të të ndjerit.
Burimi: Dukagjini
