
Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka vdekur në Ferizaj. Në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jetë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.