
Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.
Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.
Ai bëri të ditur se viktima, S. Daka, rreth 60-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkaq, sipas informacioneve të para, viktima u plagos për shkak të një konflikti për parking.