​Ndërtimi i një kompleksi memorial në nderim të fëmijëve të vrarë nuk mori mbështetjen e Komisionit

​Ndërtimi i një kompleksi memorial në nderim të fëmijëve të vrarë nuk mori mbështetjen e Komisionit

Written by

in

Me katër vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Komisioni për Buxhet, nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetes së Aleancës, Teuta Haxhiu, për ndarjen e 600 mijë eurove për ndërtimin e një kompleksi memorial në nderim të fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë prezantimit të amendamentit, Haxhiu tha se edhe pas 27 vjetësh nga përfundimi i luftës, nuk ekziston një memorial ku mund të vendosen lule në nderim të fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur.

“Për 27 vite nuk kemi ku të vendosim një kurorë me lulesh”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, kundërshtoi amendamentin, duke argumentuar se ndërtimi i memorialit është çështje që i takon Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

“Memoriali është veprimi që i takon Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, që është në kuadër të Ministrisë së Kulturës, e dyta, po propozoni ndarje buxhetore për një projekt në fund të muajit tetor, pra për një rishikim i cili hyn në fuqi fillimisht në fillim të nëntorit, dhe janë më pak se 2 muaj deri në skadimin e këtij buxheti. Pra, edhe ju jeni të vetëdijshëm që kjo nuk bëhet. Arsyeja pse po e bëni, ndoshta e dini ju më mirë, mirëpo ju e dini që propozimi tash, kur kanë mbetur edhe 2 muaj deri në fund të vitit, ku do të prapë e hyn në fuqi ligji, me u iniciu procedurat e prokurimit, me u shpall fitusi me u trajtu ankesat, e gjitha këto edhe tek pastaj a mund të arrihet që të nënshkruhet kontrata, e kurrë me u kry puna, kur e gjitha kjo duhet të përmbyllet para datës 31 dhjetor, apo jo?”, tha Murati.

Murati, e kritikoi Haxhiun për mënyrën e paraqitjes së amendamentit, duke thënë se çështja duhet të trajtohet institucionalisht dhe jo përmes deklaratave politike.

“Prandaj e shoh që nuk është qasja shumë serioze, mirë për fjalimin e gjitha këto, pyetja do të ishte edhe: çka keni bërë ju për të gjitha vitet, sa keni qenë në pushtet, se pajtohem me fjalimin që e thatë, pra është e dhimbshme që s’ka një memorial të tillë, megjithatë le ta trajtojmë institucionalisht si duhet, pra e jo me deklarata politike elektorale, sepse s’kemi zgjedhje”, tha Murati.

Në kundërpërgjigjen e saj, Haxhiu tha se kërkesa për ndërtimin e memorialit nuk është e re dhe se për këtë projekt ka pasur kode buxhetore edhe në qeveritë e mëparshme.

“Në praktikën e ministrave të financave, ka modele që e kanë jo vetëm profesionalizmin, por edhe kulturën. E para, nëse në këtë aspekt e quani ju serioze një kërkesë të tillë, unë jam rikthyer, ministër, deputete, kam qenë prej 2010-ës deri në 2021-ën, jam rikthyer, sot nesër dhe drejt kryhet një projekt i tillë, sa herë të është mundësia. Po ta rikujtojmë, mos më ndërhy, po po ta rikujtoj, ka pas kod, po ta rikujtoj ty, kthehu mbrapa, ka pas kod në qeverinë e Hashim Thaçit, ka pas kod, pas kod ndam në qeverinë Haradinaj, këqyri. Unë jam nënë edhe jam gjyshe, unë e kam ndjeshmërinë në këtë aspekt, flasim për 600.000 euro”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për kundërshtimin e amendamenteve të propozuara nga opozita në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Lushtaku tha se ministri nuk duhet të vazhdojë t’ua kujtojë deputetëve se çfarë kanë bërë gjatë qeverisjeve të kaluara, por të përqendrohet në përgjegjësitë aktuale.

“E dëgjova me vëmendje edhe ministrin, edhe kolegë deputetë, edhe për amandamentet, edhe realisht mua më vjen marre që ministri vazhdimisht po i paraqet në diskutim edhe në reagim deputetëve përkatës se çfarë keni bërë ju më herët. Besoj që është bërë edhe qytetarët e kanë tejkaluar këtë arsyetim, sepse edhe qeveria është për tashmë edhe për të ardhmen nuk është gjithmonë me thënë çfarë keni bërë ju më herët. Edhe tjetra është, besoj që secili absolutisht e ka mendimin e vet edhe personal edhe politik por besoj që ka nevojë sidomos në pjesën e mbështetjeve të pacientëve një mbështetje më të madhe që nuk po e gjejnë pacientët e Kosovës e fatkeqësisht po shkojnë jashtë vendit dhe amandamentet që ishin para nesh sidomos te Ariana Musliu Shoshti ishin shumë të nevojshme por besoj që në këtë drejtim shpresoj që ju vran sadopak ndërgjegjja nëse një pacient vdes e nuk e ka këtë mbështetje kur keni pasur mundësi me mbështet amandamentin e caktuar”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Enver Haliti, lexoi rekomandimin për miratimin e projektligjit me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, duke theksuar se amendamentet e tjera nuk kanë marrë mbështetjen e anëtarëve.

Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për ndarjen e katër milionë eurove për ndërtimin e Qendrës së Kujdesit Paliativ në Kosovë.

Amendamenti mori katër vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime.

Gjatë prezantimit të amendamentit, Musliu-Shoshi tha se kërkesën për ndërtimin e kësaj qendre e ka paraqitur që nga viti 2019, kur për herë të parë mori mandatin e deputetes.

Ajo theksoi se nevoja për shërbime paliative është e madhe, veçanërisht për familjet që përballen me sëmundje kronike dhe të pashërueshme.

Musliu-Shoshi tregoi edhe përvojën e saj personale, duke thënë se pas humbjes së prindit ishte përballur me mungesën e shërbimeve të tilla në Kosovë.

“Kërkesa ime e parë, apo amendamenti i parë që kam kërkuar, pavarësisht faktit që jemi në rishikim, është ndërtimi i Qendrës së Kujdesit Paliativ në vlerë prej 4 milionë euro, nuk është hera e parë që e kërkoj një ndërtim të një qendre të tillë. Këtë kërkesë e kam nga viti 2019, kur jam për herë të parë deputete, e që prej asaj dite ka udhëhequr kjo qeveri. Ndërtimin e kësaj qendre e kam më shumë nevojë nga qytetarët tanë që më është paraqitur direkt, mirëpo e kam edhe nga përvoja personale që kam kaluar vetë, unë e kam humbur prindin tim, duke qenë me kërkesë që të ketë trajtim paliativ, dhe një gjë të tillë nuk e ka arritur, sepse nuk ka pasur shërbim në Kosovë, jemi detyruar si familje, ashtu siç detyrohen familjet e tjera në Kosovë, që ta trajtojnë vetë dhe në klinika në qytete ku kërkojmë e në këtë rast në Klinikën, pra në Qendrën në Prishtinë. Marr parasysh që shumë familje përballen me të sëmurë, me sëmundje kronike dhe të pashërueshme, dhe nevojën e Qendrës së Kujdesit Paliativ, e që jemi i vetmi shtet në rajon dhe në Evropë që nuk ka qendër paliative, kërkoj që të konsiderohet dhe të trajtohet nga kjo qeveri Kam propozuar që të holla të sigurohen nga Kontigjenca në Ministrinë e Financave, me këtë 28900, dhe siç e thashë, vlera e di që është shumë e vogël, 4 milionë euro, për një ndërtim të një qendre të tillë, mirëpo sado e vogël që është, do të ishte në ndihmë të jashtëzakonshme të shumë familjeve që përballen me të dashurit e tyre, e që janë në momente të fundit të jetës”, tha ajo.

“Atëherë më lejoni edhe një herë që të lexoj rekomandimin. Të miratohet projektligji numër 11L/013 për ndryshim dhe plotësim të ligjit numër 10L/009 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 me amandamente dhe propozuara nga Komisioni Funksional për Buxhet. Ndërsa amandamente të tjera nuk kanë marrë mbështetjen e komisionit. Konstatoj që me 6 vota për, 4 vota kundër dhe asnjë abstenim, merr mbështetje dhe kalon. Ky projektligj për plotësim dhe ndryshimin e ligjit numër 10L/009 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, tha ai. /KP/