Ndeshja Feronikeli 74’ – Prishtina shtyhet për shkak të borës

Ndeshja Feronikeli 74’ - Prishtina shtyhet për shkak të borës

Written by

in

Ndeshja Feronikeli 74’ - Prishtina shtyhet për shkak të borës

Ndeshja e sotme ndërmjet FC Feronikeli 74’ dhe FC Prishtina është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Bora e ka mbuluar fushën, duke pamundësuar zhvillimin normal të takimit, transmeton Klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur nga klubi i Prishtinës.

Për datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe detajet e tjera, organizatorët kanë bërë të ditur se do të njoftojnë gjatë ditës.

Përballja ishte paraparë të zhvillohej në Drenas në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.