Ndeshja për kreun e tabelës, Malisheva e Prishtina ndajnë pikët

Ndeshja për kreun e tabelës, Malisheva e Prishtina ndajnë pikët

Written by

in

Ndeshja për kreun e tabelës, Malisheva e Prishtina ndajnë pikët

Malisheva dhe Prishtina nuk kanë arritur të shkëputen nga njëra-tjetra në garën për kreun e Superligës së Kosovës, pasi ndeshjen e drejtpërdrejtë e kanë mbyllur me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së nëntë.

Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemajl Ibishi realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Prishtina u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke kërkuar golin e barazimit. Përpjekjet e mysafirëve u kurorëzuan me sukses në minutën e 76-të, kur Assane Diatta shënoi nga pika e bardhë për 1:1.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në përfundim të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar dhe ekipet u ndanë me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Malisheva dhe Prishtina kanë nga 20 pikë. Malisheva mbetet në vendin e parë në tabelë, ndërsa Prishtina renditet e dyta, me një ndeshje më pak të zhvilluar.