Një tjetër mesazh mbështetës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë për banoren Zoja.
Ajo është surprizuar nga një dron i dërguar nga shoqëria e saj, përmes të cilit i është përcjellë një mesazh inkurajues gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.
“Ndize motorin brutal, Zoja”, shkruhej në mesazhin që shoqëria kishte zgjedhur t’ia dërgonte.
E emocionuar nga kjo surprizë, Zoja nuk arriti t’i përmbante lotët, teksa falënderoi shoqërinë e saj për mbështetjen dhe për kujdesin e treguar.
Mesazhet me dron janë kthyer në një nga surprizat që banorët e BBVK-së marrin nga njerëzit e tyre jashtë shtëpisë, duke u dhënë atyre momente emocionale gjatë kësaj aventure. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be