Ndotja e ajrit, pulmologu Marku paralajmëron për rritjen e problemeve me frymëmarrjen (VIDEO)

Ndotja e ajrit, pulmologu Marku paralajmëron për rritjen e problemeve me frymëmarrjen (VIDEO)

Written by

in

Ndotja e ajrit, pulmologu Marku paralajmëron për rritjen e problemeve me frymëmarrjen (VIDEO)

Me ardhjen e stinës së dimrit dhe rritjen e përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje, ndotja e ajrit bëhet një nga faktorët që ndikon në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në sistemin e frymëmarrjes.

Pulmologu Flamur Marku, në një intervistë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka paralajmëruar se gjatë muajve të ftohtë vërehet rritje e problemeve respiratore dhe pulmonare.

Sipas tij, përdorimi më i madh i thëngjillit dhe drurit për ngrohje, si dhe shtimi i qarkullimit të automjeteve, ndikojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit.

Marku ka shpjeguar se rrugët e frymëmarrjes janë drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj ndotjes, pasi ajri i thithur mund të shkaktojë ndryshime në mukozën e tyre.

“Me ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit, kur rritet edhe konsumimi i lëndëve djegëse, siç janë thëngjilli, druri apo edhe përdorimi më i madh i makinave, kemi rritje të problemeve respiratore apo pulmonare. Kjo duke pasur parasysh se rrugët e frymëmarrjes janë organi që ka kontaktin e drejtpërdrejtë me ajrin që thithim, i cili shkakton ndryshime të mëdha në mukozë”, ka deklaruar mes tjerash Marku.

Për më shumë: