Ndryshime të mëdha në Policinë e Kosovës, ndërrohen shefat në pesë departamente

Ndryshime të mëdha në Policinë e Kosovës, ndërrohen shefat në pesë departamente

Written by

in

Ndryshime të mëdha në Policinë e Kosovës, ndërrohen shefat në pesë departamente

Ndryshime të mëdha kanë prekur hierarkinë e Policisë së Kosovës.

Klan Kosova meson se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë ka nisur të bëjë ndryshime në udhëheqësinë e forcave të rendit

Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj kanë bërë të ditur se nga shtatë departamentet sa ka Policia e Kosovës, në pesë prej tyre janë emëruar shefa të rinj.

Sipas burimeve, me Departamentin Kufitar do të udhëheq Veton Elshani, me Departamentin e Hetimeve, Fehmi Xhata, me Departamentin e Inteligjencës, Arben Paqarizi.

Kurse, me Departamentin e Burimeve Njerëzore do të udhëheq kolonel Agron Rukiqi, si dhe Deparatamentit të Shërbimeve Mbështetëse do t’i prijë kolonel Kamer Januzaj.

Gjithashtu, se një prej emrave që pritet të preket nga këto ndryshime është kolonelja, Afërdita Mikullovci.

Kjo e fundit për tetë vite udhëheq Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës në Jug.

Sipas këtyre burimeve, Mikollovci pritet të transferohet në strukturën e trafikut rrugor.