Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka njoftuar vendimin e ri të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, nga ora 14:00.
Përmes një njoftimi, Malaj bëri të ditur se çmimet e reja janë përcaktuar bazuar në lëvizjet e bursës ndërkombëtare.
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimet maksimale me pakicë janë: Nafta: 201 lekë/litër, Benzina: 160 lekë/litër dhe Gazi: 71 lekë/litër
Ndërsa çmimet me shumicë janë: Nafta: 189 lekë/litër, Benzina: 148 lekë/litër dhe Gazi: 59 lekë/litër
Ministri Malaj thekson se vendimet synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme. /Telegrafi/