Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Takimi u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.
Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ekspozite në ruajtjen dhe kujtimin e veprës së Kadaresë, si dhe në njohjen e lidhjeve të tij me Kosovën.
Në takim është theksuar edhe ndikimi i letërsisë së Ismail Kadaresë në kulturën shqiptare dhe më gjerë.
Burimi: Dukagjini
