Në Han të Elezit nis zëvendësimi i gypit të ujësjellësit, paralajmërohen ndërprerje të ujit

Në Han të Elezit nis zëvendësimi i gypit të ujësjellësit, paralajmërohen ndërprerje të ujit

Written by

in

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se në qendrën e qytetit do të realizohen punime për zëvendësimin e gypit ekzistues të ujësjellësit me gyp të ri.

Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Ballazhi ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë pengesa në qarkullim dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Ai ka njoftuar se ekipet përgjegjëse do të angazhohen që ndërprerjet të sanohen sa më shpejt.

Sipas Ballazhit, investimi i Drejtorisë për Shërbime Publike synon eliminimin e kyçjeve ilegale, zvogëlimin e humbjeve në rrjet, uljen e kostos së prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit.

Në fund, kryetari ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/