
Në Kuvendin e Kosovës, nga ora 10:00, do të mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të shqyrtojë dhe miratojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ndërkaq, Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Pas mbledhjeve të komisioneve, në orën 11:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit./Klankosova.tv