Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Bakshi të Obiliqit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën.
“Fsh. Bakshi, Obiliq 11.11.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në një objekt të braktisur të RTK-së, persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë arritur të marrin gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera në vlerë rreth 30.000 euro”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/