Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Written by

in

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë në qendër të vëmendjes në premierën e filmit “Klara and the Sun”, ku u shfaq për të mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Sipas DailyMail, këngëtarja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuqe të Festivalit të Filmit BFI në Londër, e veshur me një fustan të veçantë dantelle të zezë dhe me një aksesor të madh në kokë.

Rita tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj plot gjallëri, e cila përfshinte një fustan dantelle transparente me fund të gjerë e voluminoz, si dhe një aksesor koke në të njëjtin stil, të zbukuruar me elemente që ngjanin si gjemba.

Në filmin fantastiko-shkencor “Klara and the Sun”, Jenna Ortega interpreton personazhin kryesor, Klarën, një vajzë robotike të krijuar për t’u ofruar shoqëri njerëzve dhe për të luftuar vetminë.

Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku përparimet në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella shoqërore dhe izolim mes njerëzve.

Rita së fundmi ka paralajmëruar muzikë të re, duke publikuar një fotografi nga studioja e incizimit, ku po punon për albumin e saj të ri.

Përveç punës në albumin e katërt në studio, publikimi i të cilit është planifikuar për vitin 2027, Rita pritet të shfaqet edhe në disa projekte filmike.

Ajo është pjesë e filmit “Honeymoon with Harry”, të realizuar nga Amazon MGM, ku do të luajë krahas Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon.

Rita do të shfaqet edhe në filmin e ardhshëm të Amazon MGM, “Voltron”, si dhe do të rikthehet në universin e “Descendants” të Disney-t, përmes filmit “Descendants: Wicked Wonderland”. Kjo vjen pas rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin “Descendants: The Rise of Red”.

Ndërkohë, ajo po punon aktivisht edhe për zhvillimin e kompanisë së produkteve për kujdesin e flokëve TYPEBEA, të cilën e ka bashkëthemeluar me Anna Lahey.