Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Written by

in

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Në Prizren, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës.

Ceremonia e përurimit është zhvilluar pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.

Me vendosjen e shtatores dhe emërtimin e sheshit, nderohet figura dhe trashëgimia e Shën Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe atyre në nevojë.

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali