Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit - qytetarët ndezin flakadanë

Written by

in

Në Suboticë të Serbisë, studentë – të ndihmuar nga alpinistë dhe qytetarë vendas – hoqën tri pankarta të mëdha që mbanin sloganin “Serbia fiton”.

Pankartat u hoqën nga ndërtesa e ish-Mullirit Smolenski në lagjen Prozivka, një objekt i shpallur monument kulture i mbrojtur, transmeton Telegrafi.

Në këtë aksion mori pjesë alpinisti i njohur nga Subotica, Iso Planiq, ndërsa qytetarët e pranishëm shprehën mbështetjen e tyre përmes vërshëllimave dhe ndezjes së flakadanëve, shoferët që kalonin aty pranë i ranë borive në shenjë miratimi.

Pankartat ishin vendosur në ndërtesë në fund të qershorit, gjatë fushatës zgjedhore, duke shkaktuar kritika të ashpra nga ekspertët dhe opozita.

Në atë kohë, historiani Nenad Lajbenshperger, nga Instituti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, paralajmëroi se përdorimi i një monumenti kulture për të shfaqur mesazhe politike është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i paligjshëm. /Telegrafi/