
Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka bërë një veprim që ka tërhequr vëmendjen në konferencën për media para duelit të tij me boksierin gjerman Agit Kabayel.
Hysa është ngritur nga vendi, është afruar te tavolina e paraparë për Kabayelin dhe ia ka marrë brezin e kampionit, i cili aktualisht i takon boksierit që përfaqëson Gjermaninë.
Dy boksierët do të përballen më 28 nëntor në Dyseldorf, në një duel për titullin e botës në kategorinë e rëndë, në versionin WBC. Për këtë përballje pritet të jenë të pranishëm afro 50 mijë shikues.
Gjatë konferencës për shtyp të së enjtes, 42-vjeçari Hysa ka folur edhe për planet e tij, duke thënë se synon të zhvillojë edhe një rimeç me Kabayelin.
Hysa hyn në këtë përballje me një bilanc prej 25 fitoresh në 25 meçe në boksin profesionist, 23 prej tyre me nokaut.
Në anën tjetër, 34-vjeçari Kabayel ka regjistruar 27 fitore në karrierën e tij, 19 prej tyre me nokaut.
Përballja mes dy boksierëve pritet të jetë një nga sfidat e rëndësishme të karrierës së Hysës, i cili synon t’ia marrë titullin kundërshtarit të tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali